“Vëllezërit Karriç me Lulzim Bravën”, Rama: Kam bërë 3 vite e kusur ecejake tek Princi i Kurorës për Portin

24 Nëntor 2022, 12:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama

Debate të forta po zhvillohen sot në Kuvend, ku do të votohet projektbuxheti dhe marrëveshja për Portin e Durrësit, e cila po konsiderohet si aferë korruptive.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën dhe ka treguar dhe disa foto nga pamjet e Portit të Durrësit, ku tregonte dhe zona ku ka mbetje urbane. Rama tha se mezi pret që të votohet projekti i portit të Durrësit për investimin më të madh të huaj në Shqipëri.

“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim sot. Një port si mesjetë ku tregtohet krom si në Mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalben mjetet e vdekura lundruese, shtrihen mijëra metra katror ferra dhe qytet turistik. Kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje, e kupton pse jeni të shqetësuar. Ky port është një skandal mjedisor, gërrhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Është ndërfaqja e sotme e asaj zonës kancerogjene, atij malit me plehra e derra të zhdukur në Porto Romano. Njësoj si ai mal plehrash dhe kjo e ndotjes që s’ka lidhje me shekullin 21 dhe s’ka lidhje me turizmit duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë.

Ne na ka sjellë në këtë ditë ku personalisht jo vetëm is kryeministër por dhe si deputet, me shumë deputet dhe gëzim po numëroj orët që të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vendin tonë. Do e kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e ndjekin Shqipërinë në 1912 në një nga protete më të mëdha në rajon. Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, porti do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej mld euro në PBB.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri. Një lodër, që siç thoshte Konica është njëlloj si punët tuaja të brëndshme, e ndyrë… Po na marrin portin, është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç, që në bashkëpunim me Lulzim Bravën po pastrojnë paratë e Lukashenkos dhe Vuçiçit.

Siç thoshte edhe Konica, herën e parë që folëm ishte për Esat Tiranën, por tani na doli edhe një farë Dervishi. Tani hajdeni ma thoni mua, që Esati dhe ky këlyshi, Dervishi, a nuk janë gjallë, duke lëvizur me lodrën Shqipëri në duar.

Tre vite e kusur ecejake, tek princi i Kurorës, për të investuar edhe në Shqipëri, bisedat e panumërta me Muhamet Al-Abar, pastaj takimet me komunitetin në Emiratet e Bashkuara. Negociata të stërzgjatura, ku në fund janë pranuar vetëm 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit. Ne këmbëngulnim deri në fund. Deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huaj, edhe në historinë e rajonit tonë.

Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë."- tha Rama. 

Video