Porti i Durrësit, Basha: Berisha dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në…

24 Nëntor 2022, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Marrëveshja për Portin e Durrësit është bërë mollë sherri në politikën shqiptare. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pohuar se ish kreu i PD-së Lulzim Basha është bashkëpunëtor në marrveshjen mafioze për Portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ka reaguar Basha në Tëitter. Ai thotë se arsyeja se pse sipas tij Berisha shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga fakti se ai vetë dhe oligarjkët e tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit.

"Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty."

 

Video