Plas në parlament, Vasili ofendon Taulant Ballën: O skizofren mos bëj si idiot, qetësohu!

24 Nëntor 2022, 11:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra sa i takon procedurës parlamentare, për të cilën deputetët nuk kanë rënë dakord.

Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të lexojnë rregulloren, por sipas Vasilit neni 28 pika tre është konsumuar që nga momenti që projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me procedurë të përshpejtuar.

'Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar. O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo', tha Vasili.

Video