“Pusho ti, mos bëj viktimën”/ Si plasi sherri në Kuvend, Rama vë duart në kokë, Berisha: Këtu do rrimë

24 November 2022, 11:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Pusho ti, mos bëj viktimën”/ Si plasi sherri në

Seanca e sotme e parlamentit nisi me debate të forta dhe Sali Berisha bllokoi foltoren. Shkak u bë koha që shumica vendosi që të linte në dispozicion të deputetëve të opozitës për të folur për portin e Durrësit, rreth 3 minuta, por grupi i Sali Berishës kërkonte 10 minuta.

“12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi. Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.

Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa. Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë” tha Berisha. Sali Berisha bllokoi foltoren. “Nuk mund të flisni, mos bëni viktimën”, tha Nikolla.

Taulant Balla ishte i ashpër me Sali Berishën. “Kërkesë për procedurë nga përfaqësuesi i botës së përtejme nuk pati, unë nuk dëgjova asnjë kërkesë.

Mos u mërzisni, mezi e kemi pritur këtë diskutim sot, ku do të sqarohet më së miri dhe pjesa që unë nuk do resht së përshëndeturi qeverinë që ka ditur që ka ndaluar çdo person non grata të pijë dhe kafe në marinën e Durrësit, jo më të blejë prona”, tha Balla.


Video