Si do ta largoni Ramën? Boçi ua kalon stafetën qytetarëve, Noka thotë se “revolta nuk do të ndalet”

10 Shkurt 2026, 19:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi duke iu përgjigjur pyetjes se “si do ta largoni Ramën nga qeveria?”, tha se në ditët në vazhdim do të ketë revolta akoma më të forta.

Duke folur në protestën para Kryeministrisë, Boçi tha se e janë në dorë qytetarët, ndërsa vuri në dukje se do të ndikojnë faktorë të tjerë si rakordimi me reagimin ndërkombëtar dhe dalja e fakteve që kanë të bëjnë me korrupsionin e Ramës

“Në përgjithësi sundon kjo pyetje në formë sfide. Protesta është një proces largues, s’është një buton që unë e kam në dorë, qytetarët e kanë në dorë, sepse Rama do ishte larguar. Sikur mos jenë protesta çfarë duhet të bëjë Rama?! Qytetarët kanë zgjedhur t’i japin atij mesazhin, që do shumëfishohet në ditët në vazhdim, dhe rakordimi me pjesën e reagimit ndërkombëtar që është i domosdoshëm, dhe dalja e fakteve të tjera që ka të bëjë me korrupsionin e Ramës, do nxisë edhe revolta akoma më të forta. Protesta do arrijë qëllimin e saj, skenarët janë në vazhdimësi. Grupi parlamentar është shprehur të bëjë çdo sakrificë, me qëllim që protesta të arrijë qëllimin e saj”.

Ndërsa deputeti demokrat, Flamur Noka, duke folur për vijimin e protestës së kësaj të marte duke thënë se ajo nuk do të ndalet, ndërsa theksoi se skenari është: Revoltë-përballje”.

“Ne jemi në protestë dhe ajo vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur, duhet zgjidhje politike. Duhet që Shqipëria të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama ka pa5ralajmëruar përshkallëzim dhe po rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë deri në zgjedhjen politike.

Ne nuk do të ndalemi, revolta do të vijë duke u shtuar dhe asnjë regjim nuk mund ta përballojë. Skenari sonte është revoltë, përballje”, tha Noka.

 

 


Video