“Kryengritja jonë paqësore”, Berisha: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

10 Shkurt 2026, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i PD-së Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën e sotme para Kryeministrisë foli "për një kryengritje paqësore", ndërsa theksoi se Shqipëria është në momentin më kritik të 35 viteve të fundit.

“Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard, në kushte ndër më alarmantet, ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Ndaj më duhet ta nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë", tha Berisha.

 

 


Video