“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

10 Shkurt 2026, 18:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti mbajti një fjalim në protestën e opozitës, ku akuzoi qeverinë për shpopullimin e vendit.

“U dëbuat nga shteti juaj, nga klika e Rilindjes me Edi Ramën në krye”, e nisi fjalën e tij Alimehmeti.

Ndërsa fliste për shifrat e shqiptarëve që sipas tij janë larguar nga vendi, Alimehmeti u shpreh: “Është fakt që një në 5 shqiptarë sot në Shqipëri po mendon të largohet, për shkak të politikave që po ndjek Edi Rama dhe Rilindja”.

Duke folur për dështimet dhe abuzimet sipas tij të qeverisë, Alimehmeti shtoi: “Nuk janë abuzime që çojnë thjesht në numra këto, janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa mjek e pa ilaçe…”.

Ai shtoi: “Sot nuk ka kush i ha më dardha pas shpine, kur ke gjithë pushtetin ke dhe përgjegjësinë për dështimin. Nuk ka akuzë më të madhe historike se sa populli kur ikën, kur populli largohet, merr rrugët e botës. Nuk ka akuzë më të madhe publike se sa shpopullimi i vendit.”

Më tej Alimehmeti shtoi: “Kujtoj një vend kur kishim dy fjalë, nënë e baba, sot kemi prindi një e dy, kujtoj një vend ku kishim dy gjini, e sot kemi disa, kujtoj një vend kur ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta e sot qeveria ndërton rrugë e tunele që bien brenda vitit.”

 

 


Video