Ish-kandidati për deputet në protestën e PD: O mercenarë, mos e shisni shpirtin për një copë bukë

10 Shkurt 2026, 18:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka marrë pjesë në protestën e PD-së të zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë, ku edhe ka mbajtur një fjalë në podium.

Gjatë fjalës së tij, Kalaja i ka bërë thirrje popullit që të reagojë dhe të ngrihen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Mes të tjerash, Kalaja tha gjithashtu se skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë, prandaj sipas tij, reagimi ishte i domosdoshëm.

“Zoti nuk do ta ndryshojë kurrë gjendjen e një vendi, nëse ai nuk do që ta ndryshojë vetë gjendjen e tij. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta, prandaj fati i popullit tim, është fati im. Kujdes, fati i buzëqesh vetëm guximtarëve dhe kurrë nuk është arritur ndonjë gjë e madhe, pa përpjekje të madhe.

Skllevërit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. Për zogjtë e rritur në kafaz, fluturimi është sëmundje. Prandaj një thirrje për ty e kam edhe për ty o mercenar, që pështyn gënjeshtra e propagandë përnatë në ekranet televizive.

Shpirtin me bukë mbaje, por mos e bëj leckë dinjitetin e atdheut. Ne nuk po vuajmë vetëm nga dhuna e Ramës, por edhe nga heshtja e të mirëve. Më mirë zbardhur, sesa këmbët në një këpucë. Mos vdis para se të të prekë plumbi”, tha mes të tjerash Kalaja.


Video