Berisha: Brukseli ka paralajmëruar për zhbërjen nga e para të udhëtimit drejt BE-së

10 Shkurt 2026, 18:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria po përballet gjatë këtyre 13 viteve në drejtimin e Partisë Socialiste me pasoja katastrofike. Ai u shpreh se Bashkimi Europian ka paralajmëruar për zhbërjen nga e para të procesit të anëtarësimit në familjen europiane.

“Sot Shqipëria po përballet me pasoja më katastrofike. Prej 13 viteve të fundit, pasojat që gërryejnë rrënojnë çdo ditë vetë ekzistencën e Shqiptarëve si banorë të saj, me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli, Bashkimi Europian, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë sikur më parë në ndonjë vend tjetër, paralajmërimin për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë plot sakrifica, shpresa, ëndrra drejt Bashkimit Europian”, tha Berisha.

 

 


Video