Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka përdorur të gjithë pushtetin për të bllokuar Prokurorinë e Posaçme dhe për të bërë presione ndaj gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun.
Ai theksoi se grushti i tij i shtetit dështoi dhe kjo ndodhi edhe falë protestës së opozitës më 24 janar.
“Dy muaj Edi Rama u përpoq të bëjë grusht shteti për të mbrojtur lubinë sepse pas saj është vetë Edi Rama. Faza e parë e këtij grushti shteti dështoi dhe këtu, ju, keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj me protestën tuaj. Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë se ne nuk do tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij. Ja ku jemi këtu Edi Rama. Edhe grushtin e dytë që po përgatit do dështojë dhe shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji ku ne do të çlirojmë Shqipërinë”, tha Berisha.