Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

10 Shkurt 2026, 18:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha, nga sheshi para Kryeministrisë u është drejtuar me një thirrje gjyqtarëve në Hagë, pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg të katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Të dashur miq, dje në Hagë, Prokuroria paraqiti një pretencë kundë udhëheqjes së Kosovës, identike me pamfletën e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe.

Nga kjo platformë, iu bëj thirrje gjyqtarëve të vlerësojnë gjithçka në bazë të ligjit, të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm mbrojtën dhjetëra e mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotëri gjykatës, ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë ata që e kryen.

Vuçic që mori safaarin e qytetarëve në Sarajvë dhe nuk njeh gjenocidin serb në bosnjë, argati i tij, Edi Rama që përzuri shqiptarët. Ndaj dhe zotëri gjykatës, për të bërë drejtësi duhet që këto dy monstra të ulen përpara jush, dhe jo luftëtarët e lirisë”, tha Berisha.


Video