Rama "zhgarravit" veten me stilolaps, Tabaku: Keni vizatuar një yll në ballë

23 February 2022, 14:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama "zhgarravit" veten me stilolaps, Tabaku: Keni vizatuar një

Kryeministri Edi Rama po dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Incneratorët. Gjatë marrjes në pyetje situata është shoqëruar me tensione por edhe me të qeshura në sallën e Komisionit Hetimor.

Rama në një moment është bërë me laps të zi në ballë, ndërsa është njoftuar për këtë. Kjo situatë është kaluar me batuta ndërsa Tabaku i ka thënë që ka një yll në ballë.

Rama: Ndjesë se kam bërë një shenjë në ballë

Tabaku: Keni bërë padashur një yll në ballë

(Rama fshihet)

Tabaku: Iku ylli në ballë? Ok


Video