"Për incineratorët u paguan 55 mln euro", Rama: I dal për zot revolucionit mjedisor

23 February 2022, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Për incineratorët u paguan 55 mln euro", Rama: I dal
Kryeministri Edi Rama në komisioni hetimor

Kryeministri Rama gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor të inceneratorëve, u shpreh se janë paguar 53 milionë euro për dy incineratorët dhe jo 100 mln sa thotë kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku. Kryeministri Rama vazhdoi më tej me ironi ku tha se nuk do tia lërë opozitës matematikën.

“Unë jam këtu për ti dalë për zot revolucionit mjedisor dhe për ti thënë gjërat në macro” tha Rama  

 Edi Rama: Buxheti i shtetit ka paguar 30.6 mln për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin. Bëjnë 55.3 milionë. Dhe këtu mbaron puna për këto investime. Se ku I gjeni ju 430 milionë nuk e di e më pas u bënë 100 milionë”

55.3 janë financim direkt i buxhetit për ato që janë atje pastaj flasim si funksionojnë. Janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është financim i buxhetit dhe bashkisë por nuk është për kompaninë por shërbim”  

Këto para janë për shërbimin. Nuk janë para që I ka marrë kompania. Nuk janë para që I ka marrë organizata kriminale. Janë para që i jep qeveria mbështetje pa rritur taksat më tutje qytetarëve për shërbimin.

 


Video