Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama është politikani i fundit që dëshmon në këtë komision hetimor, ai kërkoi që komisioni të respektonte ligjin dhe theksoi se komisioni nuk është aty për të zbuluar afera korruptive.
Për ish-ministrin e arrestuar Lefter Koka, Rama tha se e njeh vetëm si ministër dhe jo si përfitues i ndonjë afere korruptive. Rama është pyetur në Komisionin Hetimor për vendimin e Qeverisë më 17 dhjetor 2014.
Debati Tabaku-Rama:
Tabaku: Brenda një dite janë deklaruar 17 procedura të ndryshme, akte, jo vendime, në një sistem të ngritur nga qeveria juaj, për vendim e qeverisë të datës 17 dhjetor 2014?
Rama: 16 orë e kanë mbajtur Komisionin hetimor i Kongresit sekretarin e shtetit dhe vetëm pyetje e pyetje. Nuk ka aty komente. Sa i përket pyetjes ju i keni marrë këtë përgjigje nga dëshmitarët paraardhës. T'jua shpjegoj se çfarë bën Kryeministri. Të udhëheqësh do të thotë që udhëheqës në drejtim të çfarë dhe pse? Pastaj se si do ta bëjmë këtë gjë është në makinë e tërë shtetërore me të gjitha hallkat e saj. Kjo makinë shtetërore ka bërë detyrën e vet. Kjo është ajo që mund të them dhe s'kam asnjë arsye në botë të ndryshoj përgjigjet e të gjithë paraardhësve dëshmitarë. Unë kam ardhur të dëshmoj si Kryeministri i Shqipërisë.
Tabaku: Në këtë komision ka ndodhur diçka e çuditshme. Të gjithë kanë pasur një amnezi totale për këtë çështje. A mbani mend që më 17 dhjetor ka kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për Inceneratorin e Elbasanit.
Rama: Opinioni juaj në lidhje me amnezinë është opinioni juaj personal. Unë nuk refuzoj asnjë pyetje por jo duhet të më pyesni si kryeministër.