Kryeministri Edi Rama tha se mezi pret që të dëshmojë para komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve në Kuvend.
“Mezi po pres të shkoj nëser atje dhe po nuk patët ndonjë gjë më të mirë për të bërë ju ftoj të më njihni”, tha Rama.
Kryeministri foli nga Durrësi ku u ndal për takimin e radhës me qytetarët për Këshillimin Kombëtar. Në këtë takim, Rama tha se komisioni po përdoret për qëllime politike nga opozita dhe i gjithë debati ka zhvendosur në plan të dytë debatin që lidhet me problemet e vërteta të qytetarëve.
Në këtë takim, Rama tha se qeveria nuk mund të ulë taksa aktualisht, prandaj nuk ka përfshirë asnjë pyetje në këshillimin kombëtar për këtë pjesë.
“Nuk ka qeveri në botë që do të rrisë taksat për qejf. Nuk ka Kryeministër në botë që s’e do këtë. Taksat nuk mund t’i heqim dhe s’mund t’i ulim, sepse këto janë tema që janë në vëmendjen e çdo qeverie”, tha Rama.
Deklarata e Ramës për taksat mbërrin në të njëjtën ditë kur Ministria e Financave njoftoi se po shqyrton kërkesën e kompanisë “Noa Control” për dyfishimin e tarifës se kolaudimit të pompave të karburanteve, që nga 14 mijë lek të bëhet në 28 mijë lek.