
Kryeministri Rama do të jetë sot në orën 12:00 i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për të dëshmuar.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, kryeministri shkruan se mezi po pret të dëshmojë, ndërsa ka ilustruar me foto ndryshimet sipas tij që sollën projektet e inceneratorëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë
*SOT NË 12:00 DO TË DËSHMOJ PARA KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR – LIVE FB
Mezi po pres “, shkruan Rama.
Kujtojmë se ditën e djeshme komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi