Basha takon Fassinon në Itali, Noka e ironizon: U nis për te Papa, por përfundoi te komunisti

22 February 2022, 21:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha takon Fassinon në Itali, Noka e ironizon: U nis për te Papa, por

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Itali është takuar edhe me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.

Në lidhje me këtë takim ka reaguar me ironi deputeti dhe mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Flamur Noka.

Përmes një postimi në “Facebook”, Noka ka ironizuar takimin e Bashës me Fassinon, duke thënë se kreu i PD-së u nis për të takuar Papa Francceskun në Vatikan, mirëpo “përfundoi në krahët e komunistit”.

“Moj kasolle ku na mblodhe”. Niset për të takuar Papën në Vatikan e përfundon në krahët e komunistit Fasino… Ngaqë Rama e mban në sqetull po kërkonte një komunist që të mbante në krah”, shkruan Noka krah fotos së Lulzim Bashës me Piero Fassinon.


Video