A është Lefter Koka përfitues i kontratave koncesionare? Rama: Po shkelni ligjin, opinionet mbaji për vete

23 February 2022, 12:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është Lefter Koka përfitues i kontratave koncesionare? Rama: Po
Kryeministri Edi Rama në Komisionin hetimor për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët., ku do i përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës.

Rama tha se ka ardhur në komision të flasë për fakte dhe jo për opinione e spekulime politike të opozitës.

Debati Rama dhe Jorida Tabaku:

Rama: Ju sapo e shkelë ligjin pasi folët për aferë, unë nuk ka ardhur për të zbardhur ndonjë aferë, pasi ajo është në opizionin tuaj që e keni shprehur ne Kuvend, Tv, por këtu nuk mund ta shprehni, pasi këtu jeni anëtarë ë një komisioni që ka thirrur një dëshmitarë. ju bëni pyetje, opinionet shprehini në një raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.

Tabaku: A është Lefter Koka një nga pronarët përfitues të kontratës të koncesionarëve?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë lefter Kokën e njoh si ministër të mjedisit dhe jo pronar përfitues  të diçkaje.

 


Video