Kryeministri Rama është duke vijuar dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka patur ndërhyrje edhe nga deputetët e majtë ndaj Jorida Tabakut.
Kjo e fundit kërkoi nga teknika e Kuvendit që të mos i heqin asaj mikrofonin dhe t’ia lenë atë hapur kryeministrit. Ndërkohë që thoshtë këtë, ndërhyri Ermonela Felaj, gjë që sipas Tabakut ishte një tentativë për të treguar besnikërinë ndaj kryeministrit.
“Zonja Felaj, z.Rama është i sigurt për besnikërinë tuaj. Pa merak”, i tha Tabaku-Felajt.
Pjesë nga debati Rama-Tabaku:
Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?
Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.
Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.
Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.
Tabaku: Mos na ngrij zërin.
Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.
Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.
Rama: Mos më ndërprisni.