“Do rri këtu tu dëgjoj”, Rama batuta me Belind Këlliçin: Ti ke ndjenjur në stadium e në të ftohtë

23 February 2022, 13:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do rri këtu tu dëgjoj”, Rama batuta me Belind
Kryeministri Rama batuta me deputetin Belind Këlliçi

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët., ku do i përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe mazhorancës.

Rama ka shkëmbyer batuta me deputetin, Belind Këlliçi i cili i ka kërkuar që të ketë durim dhe ti dëgjojë të gjithë deputetët e komisionit të cilët kanë përgatitur pyetje për hetimin e financimit të 3 inceneratorëve.

Gjatë batutave me Këlliçin, Rama e ka ironizuar për mbledhjen e grupit të Berishës në stadiumin Air Albania në fund të vitit të kaluar.

Batutat Rama dhe Këlliçi:

Rama: Pasi ke qëndruar atë ditë në atë të ftohtë në stadium, patjetër do të dëgjoj.

Këlliçi: Do të na dëgjosh të gjithëve?

Tabaku: Zoti Këllici ju lutem!

Rama: Edhe nëse lodheni, sillini të tjerët këtu.

Këlliçi: Jo nuk lodhemi.


Video