"Larg qoftë të kem nevojë për Ermonelën përballë jush", Rama i kthehet Tabakut: U bëre si Ilir Meta

23 February 2022, 13:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Larg qoftë të kem nevojë për Ermonelën

Nuk kanë munguar debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku po jep dëshminë kryeministri Edi Rama. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku i thotë vazhdimisht ‘me qetësi’, ndërsa Rama iu kthye duke i thënë se u bë si Ilir Meta.

Ndër të tjera, pas ndërhyrjes së Ermonela Felaj, Tabaku e pyeti Ramën nëse ka nevojë për të, por kryeministri u përgjigj duke i thënë: “Larg qoftë.”

Rama: U bëre si Ilir Meta, me qetësi me qetësi, futi dhe një dashuri.

Tabaku: Ça the ça the?

Rama: Po cfarë është kjo me qetësi.

Tabaku: Mos përmend emra që nuk janë këtu të lutem. I lutem dhe teknikës të mos më fikë mikrofonin. Keni nevojë për ndërhyrjen e Ermonelës?

Rama: Me juve përballë të kem nevojë për Ermonelën? Larg qoftë.


Video