“Kandidatë të mbështetur nga persona non-grata”, Meta komenton deklaratën e Yuri Kim

23 February 2022, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Kandidatë të mbështetur nga persona non-grata”, Meta

Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë nga Durrësi ka komentuar situatën politike në vend.

Meta në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje zgjedhjet e 6 marsit ku ka theksuar se është i bindur se qytetarët në këto bashki do të dinë dhe janë në gjendje që të zgjedhin mundësinë më të mirë për to.

Në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim se disa nga kandidatët janë të mbështetur nga persona të shpallur non grada, ai tha “Jam i bindur që qytetarët e Durrësit dhe të 5 bashkive të tjera do të zgjedhin me vullnetin e lirë kandidatët më me integritet që ushtrojnë me përkushtim vëmendjen ndaj komunitetit. Ajo që ne duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent’, është shprehur ai.

Ndërkohë në lidhje me komisionin Hetimor për inceneratorët, Meta është shprehur se përgjegjësia e parë dhe e plotë në lidhje me këtë çështje u takon organeve të drejtësisë.


Video