Ministri i Jashtëm Hasani: Themelimi i asociacionit është kyç! I përgjigjet Bardhi: Nuk dënove sulmin terrorist! Lexove statuset e Ramës

2 Tetor 2023, 19:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti Gazment Bardhi / Ministri i Jashtëm Igli Hasani

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, nga foltorja e Parlamentit ka dënuar sulmin e “grupit kriminal” - siç e quajti ai - të serbëve në veri të Kosovës, duke thënë se Kosova duhet të implementojë menjëherë themelimin e asociacionit të komunave serbe.

Hasani dënoi vrasjen e policit shqiptar dhe tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

Deklaratës së Hasanit i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se ministri Hasani nuk ka guxuar ta quajë sulmin si “terrorist” dhe të nënvizojë se ka qeni koordinuar nga Beogradi.

Bardhi gjithashtu i bëri thirrje kolegëve socialistë të miratojnë sa më parë rezolutën për dënimin e këtij sulmi terrorist, siç ka bërë edhe Kuvendi i Kosovës.

“Unë prita që ministri i jashtëm të dënonte sulmin mbi grupin terrorist, nuk kemi të bëmjë thjesht me një grup kriminal siç ministri e cilësoi, por kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar nga Beogradi. Do të ishte në nderin e këtij kuvendi që ne sot të kishim këtë si temë. Ne kemi propozuar një rezolutë që kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë një orë e më parë.

Të dënojmë së bashku sulmin e organizuar nga republika e Serbisë, dhe çfarë masash është duke marrë Ministria jonë e Jashtme, mbi rritjen e presionit ndaj Serbisë. Me keqardhje konstatova se ministri i ri i Jashtëm lexoi statuset e Ramës në Tëitter”, deklaroi Bardhi.

Video