Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër

1 October 2023, 12:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi terrorist në Ankara, Rama: Akt i neveritshëm frikacak që
Sulm terrorist në Ankara

Kryeministri Edi Rama shprehet në rrjetet sociale se sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Sipas Ramës, vendet në Europë duhet që të mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Duhet të ndihmojë shumë vende në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, tha Rama.

Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë në një reagim në rrjetet sociale e ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë”, njoftoi ministria në rrjetet sociale.


Video