Rama jep lajmin e mirë: Hyn në fuqi marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Zvicrën, së shpejti edhe me...

28 Shtator 2023, 17:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama njofton se prej datës 1 tetor do të hyjë në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Rama thotë se kjo marrëveshje “do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre”. Kreu i qeverisë shton se së shpejti një marrëveshje e tillë do të ratifikohet edhe me Italinë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

LAJM I MIRË

Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

Video