Përjashtimi i 11 deputetëve, ja si ndahen votat mes Bashës dhe Bardhit në grupin parlamentar të PD-së!

28 Shtator 2023, 13:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazment Bardhi/ Sali Berisha/ Lulzim Basha

Vendimi i zyrtarizuar sot nga kryesia e Partisë Demokratike për përjashtimin e 11 deputetëve që prej kohësh kanë dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha, nuk ndryshon asgjë në raportet që ekzistojnë sot në grupin parlamentar mes mbështetësve të kryetarit Basha dhe mbështetësve të kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi

Ndonëse është lajmëruar vetëm sot, vendimi i përjashtimit të 11 deputetëve është marrë kohë më parë dhe kjo është pasqyruar prej ditësh në faqen zyrtare pd.al ku në kategorinë e grupit parlamentar, sot ai përbëhet nga 30 deputetë. 

Sipas raporteve aktuale, së bashku me votën e tij, Basha numëron gjithsej 11 vota në grupin parlamentar, ndërkohë që Gazment Bardhi ka aktualisht 19 deputetë. 

Bardhi mori së fundmi 28 firma deputetësh (përfshi dhe ata që sot janë përjashtuar) për tu konfirmuar një javë më parë si kryetar i grupit parlamentar. 

Deputetët pro Bashës

Andia Ulliri

Arbi Agalliu

Enkelejd Alibeaj

Kreshnik Çollaku

Lulzim Basha

Merita Bakiu

Orjela Nebiaj

Orjola Pampuri

Selaudin Jakupllari

Eralda Bano

Flutura Açka

Deputetët pro Bardhit

Agron Gjekmarkaj

Bledion Nallbati

Dashnor Sulaj

Dhurata Çupi

Emilja Koliqi

Ervin Salianji

Ferdinand Xhaferaj

Flamur Hoxha

Gazment Bardhi

Helidon Bushati

Ilda Dhori

Jorida Tabaku

Lefter Gështenja

Petrit Doda

Qani Xhafa

Ramadan Likaj

Sajmir Koreshi

Xhelal Mziu

Zheni Gjergji

Video