Kreu i PD Lulzim Basha është bërë shpesh objekt humori në rrjet, duke filluar nga gafat matematikore deri tek dembelizmi dhe gjumi i tepërt që thuhet se e karakterizon.
Disa dokumente të publikuara sot në media duket se hedhin dritë mbi arsyen e vërtetë pse Basha zgjohet vonë nga gjumi.
Sic shihet dhe kuptohet, Basha fle vonë!
Për shembull, mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike Lulzim Basha ku njoftoi vendimin për përjashtimin e 11 deputetëve të kësaj force politike Basha e ka organizuar në orët e vona të mbrëmjes.
Kreu i PD ka çuar shkresë ne Kuvend për përjashtimin e këtyre deputetëve të cilët prej kohësh janë reshtuar me Berishën dhe shkresa mban orën 2:20 të natës.
A është kjo arsyeja, apo thjesht ora është shkruar gabim nga stafi i Lulit këtë duhet të na e sqarojë kreu i PD… kur të zgjohet nga gjumi!