Konferenca e Kryetarëve nuk arrin konsensus, dy kërkesat e PD për komisionet hetimore i kalojnë seancës plenare

29 September 2023, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konferenca e Kryetarëve nuk arrin konsensus, dy kërkesat e PD për
Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve nuk ka arritur konsensus për dy kërkesat e PD për komisionet hetimore.

Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up-i.

Një prej komisioneve do të hetonte koncensionet në shëndetësi, ku përfshihen sterilizimi dhe check-up.

Ndërkohë, i dyti do të hetonte mënyrën e trajtimit të të dhënave personale të qytetarëve, që sipas një kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës nga ana e AMP dyshohet se kanë rrjedhur nga sistemi TIMS.

Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar socialistët në Konferencën e Kryetarëve se po përpiqet të bllokojnë nismat ligjore që kërkon të ndërmarrë opozita.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është Kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore”, është shprehur Bardhi.


Video