Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, vonë mbrëmë, duke kërkuar të deeskalohet menjëherë situata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas thirrjes së zyrtarëve të lartë në SHBA drejtuar Serbisë, për të tërhequr menjëherë trupat nga kufiri me Kosovën.
Gjatë kësaj periudhe është raportuar se ushtria serbe është përqëndruar në numër të madh në kufi me Kosovën.
Reagimi i Ramës duket ultimativ, i njëjtë me atë që vjen nga SHBA, teksa situata mbetet shumë delikate.
"Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës", ka shkruar Rama.
Albania joins the US Government's call for immediate de-escalation on the border between Kosova and Serbia. I urge Kosova's and Serbia's leadership to act responsibly and maturely. Albania is committed to Kosova's security and stability.
— Edi Rama (@ediramaal) September 29, 2023