Rama nga Berlini: BE për ne është martesë me dashuri, për ata një martesë interesi

29 Shtator 2023, 13:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama në Berlin

Kryeministri Edi Rama në Berlin, i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue” ka deklaruar se Shqipëria drejt BE, nënkupton një “martesë” me disa kushte në fillim.

Sipas tij, kjo “martesë” është me dashuri nga Shqipëria dhe me interes nga BE. Rama ka theskuar se historia ka treguar se ne jemi të fundit që jemi larguar nga perandoria osmane, edhe e njëjta gjë do të ndodhi dhe me BE.

“Ju po e angazhoni botën në këtë forum dhe doni që të ftuarit të jenë tërësisht të hapur dhe për të qene tërësisht të hapur, kanë vënë shumë kushte dhe përpara martesës, sepse duan të jenë të sigurt që do të martohen me dikë që martesa të jetë në rregull. Nuk ka problem për ne. Për ne është një martesë me dashuri, për BE një martesë interesi. Historia shqiptare ka treguar që ne ishim të fundit që u larguam nga perandoria osmane, edhe kur osmanët ishin larguar. Do të jemi të fundit që u larguam nga BE dhe kur Gjermania të ketë ikur”, tha Rama.

Video