Paloka nxjerr 'jashtë LOJE' Bashën: Do e heq nga CV që kam qenë nënkryetar i tij

2 Tetor 2023, 14:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiori Dardha, Edi Paloka

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike ka qenë i ftuar në emisionin "Breaking" me Fiori Dardha në Top News

Ai ka folur për situatën brenda Partisë dhe grupimeve të saj si dhe për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi 11 deputetë, një ndër të cilët ishte edhe ai. 

"Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë partie. Sepse edhe brenda atij grupit që ai pretendonte të ishte kryetar partie derisa nuk zhvilloi këto zgjedhje false, mundej ta njifte gjykata. Në momentin që ai bëri ato zgjedhjet false,  ai ia hoqi legjitimitetin vetes edhe brenda grupit tij që quhej kryetar deri në atë moment. Lulzim Basha është vetëm shefi i një kioske dhe ia ka arritur të jetë personazhi politik më qesharak i këtyre 30 viteve. Kjo është e vetmja fitore e Lulzim Bashës. 

Paloka komentoi edhe kohën e bashkëpunimit me Bashën duke thënë se do ta hiqte nga CV kete periudhë. 

"Kam qenë nenkryetar i PD dhe besoj se kaq pak e kam e kam fituar vetë. Nuk ma ka dhënë Basha, kam nja 30 vjet, jam themelues i asaj partie. Kam bërë vetëm sakrifica për atë parti. Skam marrë kurrë privilegje, ndryshe nga personi në fjalë që ditën e parë që erdhi u bë deputet javën e parë u bë ministër dhe pastaj vazhdoi u bë 3 herë ministër, kryetar bashkie, kryetar partie, pa pasur asnjë meritë partinë demokratike. Që kam qenë nënkryetar dhe për shaka, po ju them kam vendosur ta heqë nga CV-ja që kam qenë kryetar me shpresën që do e harrojnë njerëzit pikërisht që kam qenë nënkryetar me Lulzim Bashën".

 

Video