Shefat e POLICISË të “kapur” nga KRIMI dhe të arrestuar nga SPAK në vitin 2023!

1 Dhjetor 2023, 12:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stiljan Pasho/ Dedan Gjoni/ Dritan Metaj/ Oltion Bistri

Një shtet i dobët para krimit, bandave, trafikut të drogave dhe korrupsionit, mbetet i rrezikuar në çdo moment në çështjet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rritja dhe fuqizimi i mafies dhe krimit, dobëson rolin dhe strukturat e shtetit, pasi paraja e pistë blen zyrtarin, drejtuesin dhe ushtarin.

Gardiani” më i fortë që ruan shtetin dhe ndalon krimin është Policia e Shtetit. Ky institucion në vitin që po lëmë pas ka pësuar disa goditje të rënda brenda radhëve të saj.

Viti 2023 ka qenë një goditje e fortë për të paprekshmit në radhët e policies të cilët janë faktuar si të lidhur me botën e krimit dhe punonin për ta.

27 korrik 2023- Gjatë operacionit të SPAK-ut u arrestua e Oltion Bistri, zyrtar i policies i cili akuzohet për nxjerrje e sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre. Bistri ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkarkuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në shkurt të 2022-shit.

Shefat e POLICISË të “kapur” nga KRIMI dhe të
Oltion Bistri

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë me detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policinë e Durrësit.

9 tetor 2023- Policia e Shtetit zbarkoi në Fushë-Kuqe, SPAK arrestoi kreun e komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj i cili në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës.

Shefat e POLICISË të “kapur” nga KRIMI dhe të
Dritan Metaj

Thuhet se për Metën dhe për baronin e drogës Gëzim Çelajn janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular.

20 nëntor 2023- SPAK arrestoi Dedan Gjonin, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, u arrestua pas çkodimit të aplikacionit “Sky ECC”.

Shefat e POLICISË të “kapur” nga KRIMI dhe të
Dedan Gjoni

Ndaj tij rëndon akuza për pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

30 nëntor 2023- Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit të Korçës, Stiljan Pasho u arrestua këtë të enjte nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore i akuzuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Shefat e POLICISË të “kapur” nga KRIMI dhe të
Stiljan Pasho

Mësohet se 53-vjeçari ka shfrytëzuar postin e tij si kryekomisar për të favorizuar shtetasin Lorenco Lika për të kaluar drejt Greqisë me 26 kg kanabis në automjetin e tij.

Agjensia e Mbikqyrjes Policore në një njoftim publik bën me dije policët që kanë përdorur aplikacionin "Sky Ecc" rrezikojnë përjashtimin nga radhët e Policisë.

AMP me anë të këtij njoftimi i bën thirrje që kushdo polic që ka përdorur aplikacionin, ta deklarojë.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video