Ervin Mata rival me Dritan Rexhepin/ Përgjimet e SKY, u interesuan për fatin e vlonjatit

23 Nëntor 2023, 17:24Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervin Mata / Dritan Rexhepi

Dedan Gjoni, shefi i krimit në komisariatin gjashtë i jepte grupit të strukturuar kriminal informacione lidhur me tentativat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, të cilit i referohej me nofkën ‘Vlonjati’.

Në dosjen hetimore të SPAK, thuhet se në shtator të vitit 2020 përmes aplikacionit SKY i është kërkuar Dedan Gjonit që të verifikojë në sistemin Interpol disa persona që mund të kishin probleme me Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.

Dedan Gjoni duke mos pasur vetë akses në këtë sistem i ka siguruar se do e kryejë verifikimin, por jo vetë, dhe siç rezulton më vonë, verifikimin e kryente Jonida Babameto, oficerja e Interpol.

Më 20 shtator të atij viti, Gjoni njofton anëtarët e këtij grupi kriminal se Dritan Rexhepi apo ‘Vlonjati’ do të ekstradohet në Shqipëri sapo të mbarojë punë në Ekuador. Gjoni shton se sipas informacioneve të marra nga Interpol Dritan Rexhepin e kërkojnë edhe autoritetet belge dhe italiane.

Vijimi i bisedës shfaq një rivalitet midis këtij grupi dhe të shumëkërkuarit Dritan Rexhepit. Në periudhën kohore kur janë regjistruar bisedat, Dedan Gjoni ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Ervin Mata rival me Dritan Rexhepin/ Përgjimet e SKY, u interesuan për
Mesazhet e shkëmbyera nga grupi i Ervin Matës

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video