EMRI/ Përzgjedhja e kreut të ri të AMP, kush pritet të emërohet?

21 Nëntor 2023, 11:40Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla/ AMP/ Florian Sulejmani

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi se ka përfunduar proçesi i përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Balla u shpreh se procesi i përzgjedhjes ishte i hapur dhe pjesë e konkurrimit u bënë 26 kandidatë.

Me përmbylljen e listës me 5 kandidatura përfundimtare, ministri njoftoi se emri do t’i propozohet më pas edhe kryeministrit, Edi Rama.

 “Ne kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Si asnjë herë tjetër ka qenë një proces i hapur, kanë konkuruar 26 kandidatë dhe kemi mbërritur në një shortlist me 5 kandidatura. Unë besoj se do t’i përmbyllim dhe do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri dhe do të kemi dhe një komunikim tjetër,” u shpreh Balla.

 

Emrat e kandidatëve janë Artur Beu, Florian Sulejmani, Indrit Hitaj, Durim Sota, Gentian Shehu, Hergis Jica, Alma Katragjini dhe Xhavit Shala.

Burime për Vox News bëjnë me dije se i preferuari i ministrit të Brendshëm për tu zgjedhur në krye të AMP është Florjan Sulejmani.

Ai është shef seksioni në drejtorinë Juridike Policinë e Shtetit, vendimi përfundimatr do të jetë i kryeministrit, i cili është personi që emëron dhe shkarkon kreun e AMP.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video