KUSHTI/ Dokumenti i Macron e Scholz: Serbia të njohë Republikën e Kosovës, në këmbim të Asociacionit!

1 Nëntor 2023, 13:06Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandar Vuçiç/ Albin Kurti

Publikohet për herë të parë dokumentin diskret, që liderët europianë u servirën në tryezë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku shefi i qeverisë të Prishtinës shprehu gatishmërinë për ta firmosur dhe drejtuesi i shtetit serb refuzoi.

Si asnjëherë tjetër, e shkruar qartë në anglisht, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, dhe shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borell i referohen Kosovës në një dokument zyrtar si Republika e Kosovës.

Kjo është njohja 'de facto' që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës sipas propozimit dhe Kosova në anën tjetër duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

KUSHTI/ Dokumenti i Macron e Scholz: Serbia të njohë Republikën e

...Në respekt të Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, qeveria e Republikës së Kosovës miraton Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...”, thuhet në fillim të dokumentit vetëm dy faqësh (por konçiz).

Deri më tani, Presidenti Vuçiç është kundër dokumentit dhe thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Por a mund të jetë ky dokument, ajo që u dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar ka thënë kohë më parë se Kosova mund ta kthejë çështjen e Asociacionit në një situatë “win-win” (v.j. që u konvenjon të dyja palëve)? . Nga sa është shkruar, Kosova duket se nuk ka qenë kurrë më afër këtij rezultati.

KUSHTI/ Dokumenti i Macron e Scholz: Serbia të njohë Republikën e
Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç në Bruksel, 14 shtator

Duke iu referuar Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, Neni 10 i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, Ligji i Ratifikimit të Marrëveshjes së Parë ose Parimeve që Drejtojnë Normalizimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Bashkëpunimin Ndërkomunal, dhe Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Dhe në respekt të Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

KUSHTI/ Dokumenti i Macron e Scholz: Serbia të njohë Republikën e

KUSHTI/ Dokumenti i Macron e Scholz: Serbia të njohë Republikën e

Termat e listuar në Statut do të kenë kuptimin e mëposhtëm:

Asociacioni- Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Autoritetet Qendrore – President, Asamble, Qeveria dhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës

Ligjet që zbatohen – Marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, ligjet e Kosovës dhe ligjet e tjera që zbatohen në Kosovë

Gazeta - Gazeta Zyrtare në Kosovë

Kushtetuta – Kushtetuta e Kosovës

Asambleja – Asambleja e Komunave me Shumicë Serbe

Komuniteti serb i Kosovës është një bashkësi etnike me veçori të veçanta gjuhësore, kulturore dhe fetare, që ka bashkëjetuar në Kosovë me shekuj, krahas komuniteteve të tjera në përputhje me nenin 57 të Kushtetutës dhe si e tillë komuniteti serb i Kosovës gëzon të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kapitullin 2 të Kushtetutës

Objektivi parësor i Statutit është që të krijojë në Kosovë mundësitë për komunitetin serb të Kosovës që të ketë përparësi të të drejtave specifike dhe kompetencave komunale të përfshira tashmë në Kushtetutë dhe ligjeve të tjera që janë të zbatueshme në vend./Gazeta SI

Video