Marshallët amerikanë ‘mësojnë’ prokurorët e SPAK si të mbrohen nga kërcënimet

31 Tetor 2023, 09:25Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurorët e SPAK në SHBA

Një grup prej 10 prokurorësh të posaçëm, udhëhequr nga kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një sërë takimesh e trajnimesh.

Nga ana e SPAK nuk ka një njoftim zyrtar për këtë vizitë, por Ambasada Amerikane ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar se prokurorët po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington gjatë kësaj jave.

Në këtë vizitë, prokurorët e SPAK shoqërohen nga përfaqësues të OPDAT-it amerikanë në Tiranë. SIpas njoftimit, ata janë takuar me drejtues në Departamentin e Drejtësisë dhe me përfaqësues të Programit Amerikan të Trajnimit të Investigimeve Kriminale, ICITAP.

Pjesë e diskutimeve, thotë Ambasada Amerikane, ishin edhe sfidat e sigurisë, që prokurorët e SPAK e trajtuan me Shërbimin e Marshallëve të SHBA, që është shërbimi përgjegjës për mbrojtjen e gjykatësve e prokurorëve federal, stafit të gjykatave dhe të dëshmitarëve.

Pjesë e vizitës do të jenë edhe takime në Departamentin e Shtetit, me përfaqësues të DEA-s dhe me ata të FBI-së.

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video