PROFILI/ Dritan Rexhepi "Robin Hood" shqiptar i kokainës, 'mbreti' i trafikut!

10 Nëntor 2023, 10:02Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dritan Rexhepi

Detaje nga arrestimi në Turqi, i Dritan Rexhepit, i njohur si kreu i një karteli droge me emrin “Kompania Bello” që transportonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në Shqipëri, Rexhepi ishte i shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës dhe trafik droge.

Kërkohej edhe në Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe për trafikun e kokainës.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

I shtrirë përtokë gjatë arrestimit, bosit të drogës iu gjetën edhe shuma eurosh dhe bizhuteri floriri

Kush është Dritan Rexhepi?

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu. 

Po kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit? 

Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.

Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në Nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin fals, Lulzim Murataj.

Video