NEPOTIZMI në SHQIPËRI/ Kur futesh në politikë të punësosh familjarët e tu, kush e mban rekordin!

16 Nëntor 2023, 13:53Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama/ Elisa Spiropali/ Emonela Felaj/ Kastriot Gurra

Nepotizmi është një avantazh, privilegj ose pozicion që u jepet të afërmve në një profesion ose fushë.

Këto fusha mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në, biznesin, politikën, akademinë, argëtimin, sportin, fitnesin, fenë dhe aktivitete të tjera. 

Politikanë të të dy krahëve nga Partia socialiste dhe demokratike, kanë siguruar familjarët e tyre në poste të ndryshme në Administratën publike.

Nepotizmi është shtrirë edhe në pushtetin lokal. Fëmijët, motrat, vëllezërit e deputetëve dhe kryebashkiakë kanë zaptuar administratën publike.

Shqipëri ky fenomen është shumë i përhapur aq sa një ish-deputet në një bisedë informale me një votuesin e tij i tha se: Në fillim do punësoj famljarët e mi, pastaj do merrem me juve, po më doli koha.

Lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve që kanë punësuar familjarët e tyre në administratë: 

1- Martin Sterkaj, Albcontroll, i biri i deputetit PaulinSterkaj

2- Rovena Bregu, Albcontroll, motra e ish-deputetes, Majlinda Bregu

3- Eneo Zguri, Albcontroll, i biri i ish-kreut të KQZ, KlementZguri

4- Brisilda Spahiu (Celibashi), Albcontroll, e bija e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit

5- Ledian Ruçi, Alb Controll, i biri i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

6- Blerta Tusha, Alb Controll, bashkëshortja e Artur Bushit, kryetar i bashkisë Krujë

7- Panajot  Dhima, Albpetrol, bashkëshorti i deputetes Antoneta Dhima

8- Livia Nikolla, Banka e Shqipërisë, e bija e kryetarës së Kuvendit, Lindita Nikolla

9- Margerita Topalli, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topallit,

10- Adela Bode, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-ministrit të finanaceve, Ridvan Bode

11- Betina Naço, Banka e Shqipërisë, e bija e deputetit, Nasip Naço

12- Aldo Dhima, Banka e Shqipërisë, i biri i deputetes, Antoneta Dhima

13- Elvis Piro, Banka e SHqëipërisë, i biri i deputetes, Tatiana Piro

14- Hasan Manja, Drejtori Shendetit Publik Dibër, vëllai i ministrit të Drejtëisë, Ulsi Manja

15- Fari Manja, OSHEE Dibër, vëllai i i ministrit të Drejtëisë, Ulsi Manja

16- Klodian Manja, drejtoria e Pyjeve Dibër, djali i vëllait i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

17- Shaziman Manja, Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku, vëllai i ministrit të Drejtëisë, Ulsi Manja

18- Saimir Suli, KESH, i biri i kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli

19- Idajet Suli, Drejtoria pastrimit te parave MF, i biri i kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli

20- Sokol Nano, drejtor i AIDA, i biri i ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nanos,

21- Eros Angjeli, Drejtor i përgjithshëm në administratën shtetërore/kombëtare, i biri i ish-deputetit, Anastas Angjeli

22- Elona Gogo, Drejtore projektesh tek AKUM  ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në ARRSH, motra e Dallëndyshe Bicit

23- Salarjon Totaj, Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në OST, bashkëshorti i Elisa Spiropalit

24- Eranda Felaj, prokurore në Tiranë, motra e deputetes, Ermonela Felaj

25- Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, vëllai i deputetes, Ermonela Felaj

26- Alma Felaj, prokurore në Tiranë, kunata e deputetes, Ermonela Felaj

27- Bledar Valikaj, prokuror bashkëshort i deputetes, Ermonela Felaj.

28- Elsa Gurra, specialiste në QKB, bashkëshorte e ish- kryebashkiakut, Librazhd Kastriot Gurra/VoxNews

Video