Dy standardet/ “Çekiçi” i gjyqtares së Apelit i “fortë” me të pa-pushtetshmit deri në vdekje!

22 Nëntor 2023, 11:32Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha/ Iliriana Olldashi/ Jamarbër Malltezi/ Enver Sheshi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) do t’i drejtohet gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Apelit të GJKKO që caktoi ‘arrest shtëpie’ për Jamarbër Malltezin i cili u arrestua për shkelje në dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Ndryshimi i masës së arrestit për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi nuk do të përbënte lajm, nëse do të shikonim se Apeli i Gjykatës Speciale Antikorrupsion, respekton disa standarde njësoj për të gjithë nga gjyqtarja, Iliriana Olldashi.

Një rast flagrant i gjyqtares, Iliriana Olldashi, ka qenë gjykimi i të ndjerit Enver Sheshi, të cilit gjyqtarja e GJKKO së Apelit e la në burg edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në Apelin e GJKKO- së, por ishte refuzuar nga gjyqtarja Olldashi. I ndjeri, Enver Sheshi, pësoi arrest kardiak në Burgun 313 në Tiranë.

Ai ishte dënuar njëherë për evazion me incenetatorët, por u ri-arrestua për të njëjtën çështje.

Familjarët e të ndjerit e akuzonin gjyqtaren e GJKKO, Ilirjana Olldashin për veprime të padrejta ndaj Sheshit. Enver Sheshi nuk ishte kriminel, nese akuzohej për evazion mund të gjykohej në gjendje të lirë.

Disa kohë më parë po e njëjta gjyqtare ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren e shumëpërfolur për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandalet qeveritare dhe personave të lidhur me pushtetin.

Por nuk mbaron me kaq! 2 vite më parë, Iliriana Olldashi vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë SPAK, për të vendosur nën sekuestro serverin e “Lapsi.al”, pasi redaksia zbuloi skandalin e “patronazhistëve të Partisë Socialiste”.

Vendimi i Olldashit u shndërrua në një nga pikat më të errta të drejtësisë shqiptare, pasi Gjykata e Strasburgut, në një vendim urgjent dhe të paprecedent, kërkoi nga autoritetet shqiptare që të tërhiqeshin nga vendimi për sekuestron e mjeteve të punës së gazetarëve.

Mbajtja në paraburgim e një të akuzuari si Jamarbër Malltezi, si politikë penale, në Shqipëri ishte një teprim. Këtë linj editoriale kemi patur edhe ne si media. 

Pra vendimet e gjyqtares, Iliriana Olldashi, kanë tjetër standard për njerëzit e pushtetshëm si Malltezi, dhe tjetër standard për të tjerë, që ndjekin rrugën ligjore edhe pse kanë humbur jetën në burg.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video