Shkëlzen Metushi është emëruar shef komisariati në policinë e Kurbinit. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të Dritan Metës, i cili u arrestua gjatë operacionit “Fakë në det “, në lidhje me përfshirjen në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Pas arrestimit ditën e djeshme dhe daljen përballë gjykatës, Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me narkotrafikantin Gëzim Çelën.
Sipas tij këto takime kanë qenë pasi kanë pasur njohje të mëparshme.
“Kam bërë gabim, po e kam bërë, pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot takimin”, tha ai.
Ish-shefi i policisë së Kurbinit Dritan Metaj, dyshohet se ishte pjesë e bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, duke ndihmuar narkotrafikantin e shpallur në kërkim Gëzim Çela.
Metaj dyshohet se kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për të shmangur kontrollet e uniformave blu.
Në kuadër të operacionit Flakë në det u shpallën gjithashtu në kërkim dhe shtetasit , Arben Dalipaj dhe Roland Guzo.