Ana tjetër e Melonit, tifoze e regbisë dhe e fiksuar pas palestrës

26 Shtator 2022, 19:29Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Giorgia Meloni

Në mëngjes, pas një nate praktikisht pa gjumë, gjëja e parë që bëri ishte vajtja në palestrën ku stërvitet si gjithmonë dhe nuk është rastësi: marrëdhënia mes Giorgia Melonit, kryeministrja potanciale e Italisë dhe sportit është e hershme.

Që kur ishte vajzë e re, asaj i pëlqente gjithmonë të shihte dhe të merrej me sport. E bën edhe tani, pavarësisht kohës shumë të shkurtër mes familjes dhe politikës: stërvitet tre ose katër herë në javë, në varësi të orarit, gjithmonë herët në mëngjes, para se të fillojë ditën e ngarkuar. Më pas i pëlqen të shohë disiplina të ndryshme dhe e konsideron themelor aktivitetin fizik, sidomos për brezat e rinj, siç thotë edhe në programin e vet elektoral.

Kur ishte më e re dhe gjithashtu më e lirë i pëlqente të shkonte të shihte regbi. Në Flaminio, një herë, gjatë një ndeshjeje të kombëtares, duke folur joformalisht me gazetarët e pranishëm tha: "Është një sport që më pëlqen, sepse përfaqëson vlera të vërteta, krenari dhe përkushtim".

Dhe kur dikush i vuri në dukje se edhe lojtarët e regbit ishin djem të pashëm, duke pozuar për kalendarët, ajo u largua me një buzëqeshje: “Ti thua kështu, jo unë. Më pëlqen shumë ky sport”.

Të preferuarat e saj? Në atë kohë Sergio Parisse dhe Mauro Bergamasco. Nuk është rastësi që shpesh herë nga profili i saj në Tëitter komenton paraqitjet dhe rezultatet e Italisë, përfshirë edhe ekipet e të rinjve.

Kur ishte ministre për Rininë, pikërisht për shkak të pasionitm ajo dha një intervistë ku tregonte pse i pëlqente kaq shumë ky sport.

“Në regbi. të gjithë lojtarët në fushë janë protagonistë, por nuk ka vend për individualizëm të acaruar në dëm të kolektivit. Rugbi mëson se një fitore është fryt i angazhimit të të pesëmbëdhjetë lojtarëve, ashtu si një humbje është pasojë e një dëmi të përbashkët. Por, mbi të gjitha, regbi mëson se vështirësitë e mëdha, sado të pakapërcyeshme që mund të duken, kapërcehen nëse i gjithë ekipi lufton së bashku për të njëjtin qëllim dhe se, përkundrazi, edhe pengesa më e vogël mund të jetë një armik i frikshëm nëse qoftë edhe njërit në grup i mungon kontributi themelor për pjesën tjetër të ekipit”, deklaronte ajo.

Video