Qeveria Shqiptare 'hap thesin' rrit në stratosferë kostot për Portin e Durrësit

23 Shtator 2022, 11:53Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Pas bazës ajrore të Kuçovës, Shqipëria kërkon që të ketë edhe një bazë detare të NATO-s dhe ky projekt u prezantua nga kryeministri Rama gjatë samitit të aleancës në Madrid me 29 qershor.

Financimi do të sigurohet si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO. Shqipëria shpenzon aktualisht rreth 1.53 për qind të PBB-së së saj vjetore për mbrojtjen, shumë më pak se shifra minimale e sugjeruar prej 2%.

Projekti fillestar parashikon që kjo zonë ushtarake brenda portit tregtar të Durrësit të zërë një sipërfaqe prej 50 ha, ndërsa vetë kalata të ketë një kapacitet prej 800 metër linear, me një thellësi 13 metër në mënyrë që të mund të ankorohen dhe luftanije të mëdha.

Por disa ditë më pare Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar për modifikimin e marrëveshjes kuadër/kontratës. Ndryshimi është i bërë nga Autoriteti i Kontrollit, që nuk do ndryshojë natyrën e kontratës së prokurorimit me objekt “Hartimi i Projektit te Detajuar Teknik (Detailed Design) te Portit te Ri Tregtar te Integruar te Durresit ne Porto Romano”, me Nr. REF-97696-06-08-2021.

Projekti thelbësor është ndërtimi i një baze për Forcën Detare te Republika e Shqipërisë, lidhur me rrjetin rrugor dhe hekurudhor. Komanda e Forces Detare, duke u koordinuar me përfaqësuesit Amerikanë, të cilët me Shtabit të Përgjithshëm kanë dërguar kërkesat specifike, i Autoritetit Portual të Durrësit.

Projekti i infrastructures për Forcat e Armatosura, sipas MASTERPLANIT nuk i përmbahet kapaciteteve të kërkuara nga NATO. Ajo ka kërkuar amendimin e kontratës fillestare, duke u ndryshuar afati i zbatimit dhe vlera totale e kontrates se prokurimit. Vlera e amendimit nuk tejkalon masën prej 20% të vlerës së kontratës fillestare.

Vlera totale e kontratës

Çmimi i kontratëss me tvsh, në lekë ishte: 1.142.530.800 (një miliard e njëqind e dyzet e dy mijë e peseqind e tridhjetë mijë e tetëqind) lekë.

Vlera e ndryshuar

Çmimi i kontratës me tvsh në lekë, bëhet: 1,365,777,813.60 (një miliard e treqind e gjashtëdhjetë e pesë milion e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e trembëdhjetë e gjashtë të dhjeta). Pra kemi një rritje 223.247.013 (Dyqind e njëzet e tre milion e dyqin e dyzet e shtatë).

Afati i kryerjes së shërbimit ishte 8 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Por afati i ri i kryerjes së shërbimit bëhet 15 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video