GoFundMe refuzon fushatën për financim të ‘spiunes’ ruse të Gramshit

20 Shtator 2022, 21:48Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

GoFundMe, platforma e njohur ndërkombëtare e mbledhjes së donacioneve ka refuzuar nismën e mbështetësve të blogeres ruse, Svetlana Timofeeva, e arrestuar në Shqipëri me akuzën e spiunazhit.

Platforma ka njoftuar nismëtarët në lidhje me vendimin dhe ka nisur rikthimin e parave për të gjithë donatorët.

Deri në momentin e bllokimit të nismës ishin grumbulluar rreth 24 mijë euro, që mbështetësit e ruses së njohur me emrin Lana Sator në rrjetet sociale thanë se nevojiteshin për të paguar zyrën e avokatisë për mbrojtjen e saj në gjyq.

Gjykata e Apelit e Durrësit la në fuqi këtë të martë vendimin e arrestit me burg për rusët dhe ukrainasin e arrestuar më 20 gusht në ish-uzinën mekanike të armëve në Gramsh.

Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzën e spiunazhit, ndërsa të dyshuarit e mohojnë duke deklaruar se janë thjesht blogerë dhe vizitorë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video