
Duke marrë shkas nga denoncimet e qytetarëve, lidhur me bizneset online, shumë ndjekës na treguan për eksperiencat e tyre jo të mira me blerjet online, me një zbardhues këpucësh.
Fakti që numri i këtyre faqeve rritet me shpejtësi dita-ditës, krijon me patjetër nevojën e një filtrimi mes bizneseve që vlejnë vërtet dhe pjesës tjetër.
VoxNews ka marrë nismën për të bërë lloj filtrimi, duke bërë një ndarje të faqeve mashtruese dhe atyre që janë seriozë, pa iu bërë reklamim, thjesht për t'iu përgjigjur shqetësimeve të lexuesve.
Sot po iu sjellim rastin e një qytetari, i cili kishte porositur online te faqa Njëshi.al produktin pluhur për pastrimin e atleteve dhe zbardhues dhëmbësh. Por në të vërtetë ky produkt nuk nxirrte shkumë si në reklama dhe kur i kërkon kësaj faqeje arsyet pse nuk e kryen funksionin, ata të bllokojnë që të mos u komentosh apo tu shkruash.
Raste të shitjes së produkteve të ndryshme në Facebook apo Instagram ku mashtrojnë me produktet dhe nuk u përgjigjen më klientit si faqa Njëshi.al, janë të shumta dhe askush nuk mban përgjegjësi.
VoxNews u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre mashtrimeve por ti denoncojnë që ti japim një zgjidhje këtij problemi i cili po dëmton xhepat e tyre.