Si e manipuloi publikun Kryemadhi, për kompanitë që kanë kryer evazion fiskal me inceneratorin e Tiranës

13 September 2022, 10:26Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si e manipuloi publikun Kryemadhi, për kompanitë që kanë
Monika Kryemadhi

Në korrik të këtij viti, deputetja Monika Kryemadhi denoncoi një skemë evazioni fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani që sipas Kryemadhi kishin lidhje me Inceneratorin e Tiranës. 

Report Tv zbuloi Tatimet kishin identifikuar 500 kompani të përfshira në evazion fiskal. Shkaku i këtij fenomeni masiv ka të bëjë me ndryshimin e sistemit të TVSH-së dhe jo me çështjen e inceneratorëve. 

Denoncimi i Kryemadhit në vitin 2022, në fakt është një denoncim i vetë Tatimeve që në vitin 2018. Ka pasur një hetim të prokurorisë, i cili është finalizuar me arrestime dhe më pas nga dënime me burg nga gjykatat, të kompanive të ndryshme. Nuk përjashtohet mundësia që mes subjekteve të ketë edhe kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, por skema është një fenomen masiv, ku kamuflimi me çështjen e inceneratorit është një gënjeshtër e mirëfilltë. 

Janë dënuar në vitin 2020 Lumturije Murati pronare e kompanisë  ‘Lumi 06’, Emiljano Frroku i kompanisë  “EL ZA”, Ender Sheshi pronar i kompanisë ‘Leli 17’, Robert Shabani dhe Lirim Jella pronarë të kompanisë “R.S.I&T GROUP”, Drita Frangaj pronare e kompanisë ‘AA-117’, Santiljano Çifligu pronar i kompanisë AL-BER CO&CO etj., që të gjitha të denoncuara nga Monika Kryemadhi në vitin 2022, si zbulim i ri i LSI-së. 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me koncensionarin e Elbasanit. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë denoncuar 8 kompani për llogaritë e tyre politike, kur në fakt janë 80 kompani që kanë pasur raporte kontraktuale me koncesionarin./Shqiptarja.com

 



Video