Kush është biznesmeni që po vdes fëmijët shqiptarë me ushqim kancerogjen

21 Shtator 2022, 13:40Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sokol Meqemeja

Sallamet Wudy, për të cilat Autoriteti Kombëtar i Ushqimit lëshoi alarmin këtë të mërkurë, futen në Shqipëri nga kompania Frigo Food, në pronësi të biznesmenit Sokol Meqemeja.

Kompania është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër NIPT J91501001C dhe pronësi 100 për qind të aksioneve nga Sokol Meqemeja.

Për vitin e kaluar, kompania raporton një fitim neto prej 13 milionë lekësh. Por, ndaj saj ka pasur akuza të vazhdueshme për evazion fiskal, pasi dyshohet se hedh në treg prej vitesh mish e nënprodukte mishi të skaduara, ose në prag skadence.

Kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është futja e produkteve me përmbajtje të lartë bakteriale, apo edhe me përmbajtje kancerogjene.

Pavarësisht këtyre akuzave dhe dyshimeve, Sokol Meqemeja, njohur për lidhjet e afërta me ish-ministrin e Financave të PD-së, Ridvan Bode ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar.

Së fundmi, ai është afruar edhe me qeverinë e Ramës, fillimisht me ndërtimin e hidrocentraleve dhe më pas si blerës i një prone publike në Tiranë me një vlerë qesharake vitin e kaluar.

Pronën e ka blerë kompania e ndërtimit “Building Construction”, me nipt: L11401034P. Në letra, pronar i kësaj kompania është Ilir Merja dhe administrator Imer Memeta. Por, pas kësaj kompanie fshihet Sokol Meqemeja.

Në 24 gusht të vitit 2014, Sokol Meqemeja ia dhuroi aksionet e kompanisë Ilir Merjas, duke e kontrolluar kompaninë përmes këtij të fundit, pasi Meqemeja ishte akuzuar në disa raste si pjesë e mafies së mishit të “Fast Food”, koncesioneve të HEC-ve dhe aktiviteteve të dyshimta në disa kapanone buzë rrugës Hotolisht-Librazhd.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video