Azili në BE / Shqiptarët s’janë në krye, por kërkesat mbeten të larta

26 Shtator 2022, 19:08Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Shqiptarët nuk janë në listën e kryesuesve të azilkërkimit në Bashkimin Europian për muajin qershor, megjithëse numri i kërkesave nga vendi ynë mbetet relativisht i lartë.

Në krye, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë sirianë, ndjekur nga afganët dhe Venezuela. Rritje të madhe të kërkesave për azil janë regjistruar nga Ukraina, që janë dhjetëfishuar në krahasim me muajin shkurt, duke shkuar në rreth 12 mijë.

Në total, rreth 2 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë muajit qershor.

Një tjetër veçori është se pjesa më e madhe janë përsëritës në kërkesën, që iu është refuzuar të paktën një herë më parë.

Franca kryeson aplikimet për azil mes shqiptarëve, ndërsa Gjermania kryeson aplikimet në total. Shqiptarët janë në grupin e vendeve me numrin më të madh të minorenëve të pashoqëruar në BE. Pjesa më e madhe e tyre preferojnë Italinë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video