Sulmi kibernetik nga Irani, përfundon investigimi i Microsoft-it dhe FBI-së: U cenuan vetëm 10% e sistemeve

26 Shtator 2022, 17:41Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe ekipi hetues i krimit kibernetik të FBI-së (Cyber Action Team) kanë publikuar raportin përfundimtar të bërë pas investigimit për sulmin kibernetik ndaj vendit tonë nga Irani.

Sipas raportit, është nxjerrë konkluzioni se Shqipëria i rezistoi sulmit kibernetik dhe se informacioni në sistemet e vendit janë të sigurta. Hakerat kanë dështuar në arritjen e qëllimit përfundimta për fshirjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarëve nga e-albania.

"Raporti tregoi qartë se pavarësisht përpjekjeve dhe sofistikimit të sulmit, qëllimi i keqdashësve për fshirjen e gjithë sistemeve qeveritare dhe të dhënave të tyre nuk është përmbushur. Arritën të preken nga procesi i fshirjes vetëm 10% e sistemeve të cilat janë rikthyer tërësisht falë politikave të backup-it dhe rikuperimit nga fatkeqësia, brenda javës së parë. Dokumenti saktësoi se pas analizave të kryera mbi metodologjinë e përdorur, pavarësisht mekanizmave të ndryshme, objektiv i sulmeve të të njëjtëve aktorë kanë qenë edhe Izraeli, Jordania, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia." thuhet në raport.

Bazuar në këto investigime, është arritur në konkluzionin se: data 21 Maj 2021, është data e parë e infiltrimit
të hakerave, duke përdorur vulnerabilite të sistemit administrata.al. 

Në raport thuhet se sulmi i datës 15 korrik me atë të 9 shtatorit janë sulme të ndryshme, vektorët e shfrytëzuar dhe kohëzgjatja e tyre janë po ashtu të ndryshëm.

Më poshtë raporti i plotë:

Dokumenta bashkëngjitur

Video