
The prestigious Spanish newspaper "El País" has dedicated a long profile to Prime Minister Edi Rama, focusing on the combination of his political and artistic career.
The article focuses on his latest exhibition in Berlin, "Chrysalizing", but also traces Prime Minister Rama's journey from his studies at the Academy of Arts during communism, to the transformation of Tirana as mayor and then his political career as prime minister.
In the interview, Rama also talks about the relationship between art and politics, as well as how he continues to create works of art during his government engagements.
"Art is an attempt not to go crazy, because politics can be madness. And the risk of going crazy is immediate when you deal with politics," the prime minister told 'El Pais'.
Full article:
Edi Rama, the Prime Minister of Albania and the artist who exhibits in Paris and New York. The head of government of the EU candidate country has just presented an exhibition in Berlin with bronze sculptures created by 3D printing.
“Art is an attempt not to go crazy, because politics can be crazy. And the risk of going crazy is immediate when you deal with politics.”
Edi Rama (Tirana, 62 years old), the author of this statement, knows well what he is talking about. Since 2013 he has been the Prime Minister of Albania, the highest executive authority of this small Balkan country (2.75 million inhabitants) and the only one to have secured four consecutive mandates. He is also the chairman of the Socialist Party and was previously the Minister of Culture, Youth and Sports and the Mayor of Tirana. Above all, he defines himself as an artist.
He trained as a painter at the Academy of Fine Arts in Tirana, where he later became a lecturer, and today his works are present in influential galleries such as Marian Goodman (New York and Paris), Nuno Centeno (Porto) or Société in Berlin, where we meet on a sunny May 1. It is the morning after the opening of his first exhibition at this gallery, entitled “Chrysalizing”, where he presented his new bronze sculptures.
The exhibition title evokes the transformation of Rama's current artistic practice: a shift from painting, the discipline for which he was previously best known by the public and critics, to these sculptures with zoomorphic forms, but which do not belong to any known biological taxonomy. And all this while avoiding the famous joke of the American conceptual artist Ad Reinhardt: "Sculpture is what you bump into when you walk backwards to admire a painting."
Për Ramën, “është diçka që lindi natyrshëm”. Ai është ulur i shpenguar në një divan, me këmbët zbathur mbi tapetin e njërës prej sallave të Société, galeria që e ka sjellë në Berlin për Gallery Weekend, vorbullën e madhe artistike vjetore të kryeqytetit gjerman.
“Për më tepër, të gjitha këto vepra vijnë nga pikturat e mia të mëparshme, të cilat janë shndërruar në skulptura. Me anë të inteligjencës artificiale krijoj një model digjital dhe, prej tij, realizoj një printim 3D. Më pas punoj me dorë”.
I veshur me të zeza, përveç atleteve të bardha që qëndrojnë pranë kolltukut, Rama duket disi imponues, jo vetëm për shkak të gjatësisë së tij (1,98 metra) dhe trupit të fuqishëm, por edhe për seriozitetin fillestar. Një solemnitet që nis të shkrihet kur kujton vitet universitare në Akademinë e Arteve të Tiranës gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më të mbyllura dhe më kriminale të botës komuniste.
“Ishte një shkollë e bazuar në disiplinën dhe metodën e programeve sovjetike”, kujton ai. “I kushtohej shumë rëndësi vizatimit realist, pikturës dhe kompozimit. Profesionalisht ishte një shkollë shumë solide, por nuk kishte liri.
“Kishte vetëm realizëm socialist, pikë”.
Ndryshe nga ç’ndodhte në shtete të tjera komuniste, në Shqipëri arti i shekullit XX ishte i ndaluar. “Në fakt, në vitin 1986, kur përfundova studimet, historia e artit në Akademi pushonte së qeni vizuale te Gustave Courbet.
Imazhi i fundit që na tregonin ishte vepra e tij ‘Atelier-i i piktorit’, e vitit 1855. Pas kësaj kishte vetëm leksione pa imazhe, vetëm akuza dhe qortime ndaj artistëve të degjeneruar dhe asaj shoqërie të degjeneruar që e kthente jashtëqitjen në art”.
Paralelisht me studimet, Rama ndërtoi një karrierë modeste si basketbollist gjysmëprofesionist. “Gjatësia ime ishte vendimtare”, pranon ai. “Përveç kësaj, vuaja nga astma dhe prindërit e mi menduan se do të ishte mirë të merresha me ndonjë sport. Dhe kështu përfundova në ekipin kombëtar në moshën 20-vjeçare”.
Megjithatë, arsyeja kryesore për të luajtur basketboll ishte dëshira për të udhëtuar jashtë vendit.
“Një nga mënyrat e pakta për të dalë nga vendi ishte duke praktikuar sport në arenën europiane. Dhe unë doja të dilja për të vizituar muze. Ky ishte objektivi im”.
Por plani nuk i shkoi siç e kishte menduar. Në vitin 1984, destinacioni i tij i parë ndërkombëtar ishte Paderborni, pranë Dyseldorfit. “Bëmë ndalesë në Vjenë sepse nuk kishte fluturime direkte. Pasdite u largova fshehurazi nga hoteli për të vizituar Muzeun e Historisë së Artit”, kujton.
“Nuk dija si të orientohesha, nuk kisha as hartë. Nuk doja as të merrja autobusin nga frika se mos humbisja. Ishte nëntor dhe binte borë, ndaj vazhdova të ecja pa pushim, duke pyetur njerëzit në rrugë si mund të shkoja te muzeu. Po errësohej kur mbërrita. U afrova te ajo derë e madhe dhe gjeta një tabelë ku shkruhej: ‘E martë, mbyllur’. M’u desh të prisja edhe pesë vjet”.
Pas asaj vizite të dështuar, e kompensoi në vitin 1989 në Galerinë e Arteve të Bremenit, sërish gjatë një udhëtimi për një aktivitet sportiv.
“Ishte mahnitëse, sikur të takoja fantazmat për të cilat kisha ëndërruar gjithmonë. Në hyrje kishte disa shkallë që i ngjita duke u dridhur dhe, kur arrita lart, u gjenda përballë një skulpture të Rodin-it dhe një pikture të Picasso-s. Ishte si të ishe i virgjër dhe të hyje në një bordello. Ishte një ndjesi shumë erotike, shumë intensive”.
“Ishte sikur të takoja fantazmat për të cilat kisha ëndërruar gjithmonë.”
Pas rënies së Perdes së Hekurt, në vitin 1994 u zhvendos në Paris me bursë në Cité Internationale des Arts. “Objektivi im ishte të shëtisja botën. Kështu që, për njëfarë kohe, e vetmja gjë që bëja ishte të shisja piktura, të blija bileta avioni dhe të qëndroja në shtëpitë e të njohurve”.
Në vitin 1998, administrata e re shqiptare trokiti në derën e tij duke i ofruar Ministrinë e Kulturës. “Politika ka shumë kuptim dhe është për të ardhur keq që e ka humbur”, kundërshton ai.
“Është forma më e lartë e angazhimit dhe e procesit intelektual: duhet të bësh që gjërat të ndodhin, jo me bojë, as me piano, por me njerëz. Dhe kjo është shumë e vështirë. Është një luftë për të sjellë ndryshim”.
Tre vjet më vonë mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, qytet që e qeverisi për një dekadë. Në atë periudhë transformoi disa ndërtesa të epokës komuniste, duke u dhënë fasada gjeometrike plot ngjyra.
“Kryeqyteti ishte i shkatërruar dhe ne nuk kishim para. Tirana kishte vetëm 78 shtylla ndriçimi funksionale. Disa pulsonin dhe të tjerat nuk shërbenin për asgjë. Situata ishte e tmerrshme. Kudo kishte ndërtime pa leje. Për më tepër, i gjithë buxheti ynë për investime ishte vetëm 6,3 milionë dollarë”. Atëherë i folën për një projekt për restaurimin e trotuareve dhe fasadave.
“Me çfarë ngjyrash do t’i lyeni shtëpitë?”, pyeta.
“Me ngjyrat origjinale”, më thanë. “Por ndërtesat nuk ishin më origjinalet!”. Blloqet ishin deformuar nga ndërhyrjet e banorëve: dritare të zmadhuara, kate shtesë të ngritura nga hiçi, ballkone të mbyllura në çfarëdo mënyre.
“Deri atëherë unë punoja vetëm bardh e zi. Dhe ai ishte momenti kur ngjyrat erdhën në tryezën time të punës për të pikturuar pjesët e jashtme dhe për t’u dhënë jetë”, përshkruan ai.
Tregon se ajo ndërhyrje përmbysi prirjen e viteve nëntëdhjetë në qytet për të menduar vetëm për hapësirën private dhe jo për atë të përbashkët. “Gjatë pesë dekadave të mëparshme, qytetarët nuk kishin pasur pronë private; u thoshin se gjithçka ishte e tyre, por në të vërtetë nuk zotëronin asgjë.
Prandaj ndien nevojën të pohonin të drejtat e tyre individuale”. Hapësira publike ishte kthyer në një vend për t’u zaptuar ose për të hedhur mbeturina. Por kjo dinamikë ndryshoi me ato fasada të pazakonta shumëngjyrëshe. Kur Tirana në tërësi arrinte të mblidhte vetëm 4% të tarifave, në rrugët ku ishte ndërhyrë, mbledhja e tyre arriti në 100%. “Njerëzit filluan të paguanin taksat sepse kuptuan se Bashkia po bënte diçka për ta”, shpjegon.
“Dhe u përmirësua edhe siguria. Mësova se bukuria dhe pastërtia janë më imponuese se policia. Nëse dëshiron që njerëzit të jenë më pak agresivë ndaj pronës publike, sigurohu që estetika e saj t’u imponojë respekt”.
“Mësova se bukuria dhe pastërtia janë më imponuese se policia.”
Në vitin 2013, Rama u bë kryeministër i Shqipërisë, kulmi i karrierës së tij politike, pa e braktisur megjithatë anën e tij si artist. Këtë e dëshmojnë pjesëmarrjet e tij në Bienalen e Venecias në vitet 2003 dhe 2017. Një aktivitet që këtë vit nisi mes polemikave, pasi juria vendosi të përjashtonte Rusinë dhe Izraelin nga gara për çmimet zyrtare. Pas refuzimit të organizatorëve për të ndaluar pavijonet e të dy vendeve, juria dha dorëheqjen në bllok.
“Politika nuk duhet të përzihet me artin”, thotë prerë ai. “Dhe vendimi nëse një vend duhet pranuar apo jo në Bienale nuk i takon jurisë. Ky vendim u takon organizatorëve. Dhe nëse ata duan që ato vende të jenë të pranishme në Bienale, duhet të jenë. Funksioni i jurisë është të gjykojë artin, jo politikën botërore. As të përcaktojë kush është i miri dhe kush është i keqi në këtë planet”.
Kur kryeministri pyetet nëse nuk mendon se arti duhet të përfshihet në këto çështje, përgjigjet prerë: “Qëllimi i artit nuk është të ndryshojë botën. Ai duhet të ndryshojë këndvështrimin e njerëzve dhe të krijojë një hapësirë ku ata të mund të përpunojnë idetë e tyre dhe të përparojnë. Nuk ka misionin të ndalojë luftërat apo të lëshojë dënime dhe nuk duhet të ofrojë zgjidhjet që i takojnë politikës. Përzierja e të dyja fushave është e tmerrshme”.
Por si ndihet ai për momentin aktual?
“Ndihem i bekuar që nuk jam mes atyre që ndodhen në vendin nga ku merren sot vendimet e mëdha. Shqipëria është aq e vogël sa askush nuk pret që unë të marr ndonjë vendim të madh për planetin. Dhe kjo është fat, sepse nuk kam asnjë ide se çfarë do të bëja apo çfarë mund të bëja. Gjërat po shkojnë mjaft keq në këtë anë të botës, po”.
“Qëllimi i artit nuk është të ndryshojë botën. Ai duhet të ndryshojë këndvështrimin e njerëzve.”
However, in Rama's case, his art is political, at least indirectly, because some of the paintings he creates during official conferences and meetings at the Prime Minister's Office, the seat of the Albanian government. Stream of consciousness? Subconscious creations? "I don't know. All that terminology is not for me," he replies. "I do it because it makes me feel good. It's similar to what happens to me when I have to take infusions to relieve a migraine. It's a way to detoxify, to dilute the poison of politics."
However, he is skeptical of the image according to which politicians are evil, while artists are beings of light. "It's not true. Artists can be evil and politicians angels." A duality, art/politics, that for him is not problematic.
"The only thing I don't do is sell my works to Albanians or anyone who has businesses in Albania," he explains. "The point is to verify anyone who wants to buy one of my works. If any of the galleries I work with receive a request to buy, they forward it to me and check that person's details to make sure there is no connection to my government work."
Meanwhile, his paintings, a kind of extraordinarily colorful doodles, continue to pile up on the walls of his office in the Albanian capital, an almost mandatory stop for world leaders during official visits.
"If I regret anything, it's that I didn't film them," he jokes. "I started doing it too late. There are all kinds of reactions and it's a lot of fun. It would have made an incredible film. I think I have John Kerry and Mark Rutte on film." And Pedro Sánchez too.
"He has excellent taste. And he organized the most memorable NATO summit in history at the Prado Museum! It's something I'll never forget," he emphasizes.
In his office, in front of these creations, some leaders behave normally, others appear surprised and the rest are left wondering what to say. “One of them, I won’t say his name, didn’t feel very comfortable,” he admits. “Suddenly he asked me: ‘Where is your office?’ I said: ‘This is my office.’ ‘What are these?’ he insisted.
I explained that they were my drawings. 'Do you paint on the wall?' he asked. I explained that I do them on my workbench and then produce wallpaper that is placed on the walls. He exclaimed: 'You are a strange man, Edi Rama. I thought this was the place where they looked after the children of the employees when they couldn't take them to daycare.' I could only reply: 'No, I am the only child here.'" "No, I am the only child here."
“No, I'm the only child here.”