"24-hour drinking water", the electoral disgrace, even with a co...
/ 2026-04-10 22:24:36Focus

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin.
Djali i vogël u dërgua në spital për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente.
Sipas Bild, autori i sulmit ishte një shok klase.
Mësohet se një debat ka shpërthyer mes të dyve në dhomën e zhveshjes së palestrës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në ambientet e shkollës.
Policia e Berlinit ka identifikuar një 13-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit. Ai është aktualisht në kërkim, ndërkohë që në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë dhe njësi me qen nuhatës.
Pas kësaj, rreth 20 fëmijë të shkollës janë trajtuar për gjendje shoku.